Tërmet me magnitudë 2.6 ballë pranë Ulqinit
Një tërmet me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në jug të Ulqinit, njoftoi Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë. Siç raportohet, epiqendra e tërmetit u regjistrua dy kilometra në jug të Ulqinit, në një thellësi prej 15 kilometrash. Tërmeti u regjistrua në orën tre e një minutë. Instituti tha se një tërmet i asaj magnitude nuk mund të kishte shkaktuar dëme materiale në zonën epiqendrore.
Burimi:
syri.net