Yzeir Llanaj: Kostumografia popullore shqiptare është lënë në harresë, ku vihen re edhe sajesa pa iu përmbajtur…
Nga Julia Vrapi Kostumografia popullore shqiptare një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore, po përballet me probleme që rrezikojnë vlerat dhe autenticitetin e saj. Mungesa e vëmendjes institucionale, ndryshimet në modelet tradicionale dhe ndërhyrjet pa kriter kanë sjellë shqetësime te studiuesit dhe artistët që merren me ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj tradite. Këngëtari i polifonisë shqiptare Yzeir Llanaj shpreh shqetësimin për mungesën e interesit nga institucionet përgjegjëse, veçanërisht nga Ministria e Kulturës. Sipas tij, kostumografia popullore është lënë në harresë dhe sot në shumë raste, tradita po zëvendësohet nga improvizime që nuk përfaqësojnë më identitetin e vërtetë të krahinave shqiptare. “Për polifoninë shqiptare, prej 30 vitesh nuk ka pasur asnjë sugjerim, asnjë angazhim apo mbështetje. Ministria e Kulturës nuk ka organizuar asnjë...
Burimi:
sot.com.al