“Histori në rrezik” iniciativa evropiane për lirinë krijuese dhe rrëfimet në seriale

“Histori në rrezik” iniciativa evropiane për lirinë krijuese dhe rrëfimet në seriale

“Histori në rrezik” është një iniciativë evropiane që eksploron kushtet për lirinë krijuese, diversitetin kulturor dhe rrëfimin e historive në seriale. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ndau në faqen e saj thirrjen për Pjesëmarrje në Konsultimin Evropian “Histori në Rrezik”, i cili u lançua zyrtarisht më 20 korrik. QKK shprehet se përmes një konsultimi në të gjithë Evropën dhe një sërë diskutimesh me praninë e ekspertëve, projekti synon të kuptojë më mirë kushtet aktuale që formësojnë zhvillimin, komisionimin dhe prodhimin e serialeve, duke nxitur dialogun në sektorin audiovisual evropian. Në vijim, QKK bën me dije se “Histori në Rrezik” është përzgjedhur për sponsorizim nga Programi Pilot për Koproduksionet e Serialeve të Këshillit të Evropës. “Kjo nismë mbështetet gjithashtu nga një rrjet evropian i festivaleve kryesore, tregjeve,...