“Kantata e Kafesë” e Bach-ut, në një mbrëmje ku ndërthuren muzika, teatri dhe humori
Nga Julia Vrapi Muzika klasike vjen më pranë publikut shqiptar përmes një prej veprave më të veçanta satirike të Johann Sebastian Bach-ut, “Kantata e Kafesë”. Një mbrëmje artistike në ambient të hapur, ku tingujt e orkestrës, interpretimi i solistëve lirikë dhe drejtimi muzikor i Armand Broshkës ndërthuren me elemente teatrale dhe humorin elegant të kësaj vepre të njohur. E sjellë për herë të parë në gjuhën shqipe, “Kantata e Kafesë” fton publikun të përjetojë një takim mes historisë, muzikës dhe skenës, në një atmosferë të veçantë pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Vepra satirike, është e shkruar nga Bach në Leipzig në vitin 1734 dhe e ndërtuar rreth një historie humoristike mbi varësinë nga kafeja. Kjo mbrëmje e së mërkurës , që sjell tingujt e orkestrës...
Burimi:
sot.com.al