FOTO/ Thika me të cilën u sulmua në burg, Denis Bajri, Dëshmia: ‘Ke një mesazh nga Ibrahim Lici, do të vrasi dhe këtu ku je…’

FOTO/ Thika me të cilën u sulmua në burg, Denis Bajri, Dëshmia: ‘Ke një mesazh nga Ibrahim Lici, do të vrasi dhe këtu ku je…’

Nga Elton Qyno Syri.net Kjo ( ne foto më poshtë) është thika e përdorur në burgun e Fierit, me të cilën u tentua të vritet brenda ambjenteve të burgut, Denis Vaso alias Brajoviç alias Bajri, i ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, pasi akuzohet nga SPAK për akuzën e Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ndaj Gjin Ndoj alias Buriçit.Denis Brajoviç është vëllai i Erogen Vaso alias Brajoviç, i cili në muajin shtator 2025 mbeti i plagosur rëndë në Shkodër, gjatë një atentati të organizuar nga rivalët e tij, në të cilën mbetën të vrarë dy njerëz të pafajshëm, Armando Pali dhe Liridon Kraja.Ndërsa një vajzë 25-vjeçare u plagos lehtë. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar menjëherë autorin...