Skandal para Botërorit 2030, Maroku akuzohet se po vret mijëra qen endacakë
Nga Johannes Sadek dhe Nehal El-Sherif, dpa Maroku është një nga bashkëorganizatorët kryesorë të Kupës së ardhshme të Botës të FIFA-s në vitin 2030 – por, teksa vijnë dëshmi tronditëse nga Rabati, Fezi dhe Marrakeshi, aktivistët për të drejtat e kafshëve akuzojnë vendin e Afrikës veriperëndimore për vrasjen e një numri të madh qensh endacakë në përgatitje për kompeticionin akuzë që politikanët e hedhin poshtë. Qentë e ngordhur shtrihen buzë rrugëve, në shkurre dhe, në disa raste, në trotuare, me plagë që duket se janë shkaktuar nga të shtënat me armë. Kufomat hidhen në kosha plehrash ose në shtretërit e lumenjve, ndërsa videot që qarkullojnë në internet tregojnë burra duke kapur kafshë endacake me darë dhe rrjeta, përpara se t’i ngarkojnë në furgona. Grupet për...
Burimi:
syri.net