Çfarë ndodh në Zonën 51?
Për dekada me radhë, Zona 51 ka qenë në qendër të teorive të konspiracionit. Disa besojnë se aty fshihen prova për jetë jashtëtokësore, ndërsa të tjerë pretendojnë se në këtë bazë sekrete u xhirua ulja e njeriut në Hënë. Por çfarë ndodh në të vërtetë në këtë objekt kaq të ruajtur? Megjithëse ndërtesat e kompleksit të Zonës 51 mund të dallohen në imazhet satelitore, baza nuk shfaqet në hartat publike të qeverisë amerikane. Për dekada, teoricienët e konspiracionit dhe studiuesit e UFO-ve kanë pretenduar se qeveria amerikane e përdor këtë vend sekret në Nevada për të eksperimentuar me jashtëtokësorë dhe anijet e tyre kozmike. Disa e lidhin Zonën 51 me pretendimet se qeveria fshehu të vërtetën për një incident të vitit 1947, kur thuhet se një...
Burimi:
syri.net