Haxhiu Kurti e Konjufca mirëpresin ambasadorët dhe konsujt e Kosovës
Në prag të fillimit të Konferencës së IX të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, U.D. Presidentja Albulena Haxhiu mirëpriti sonte në Prishtinë, së bashku me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ambasadorët dhe konsujt e Republikës së Kosovës që shërbejnë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në mbarë botën. Në një mjedis ndërkombëtar që po ndryshon me shpejtësi, misionet tona diplomatike kanë rol thelbësor në forcimin e pozitës së Kosovës, zgjerimin e partneriteteve, avancimin e integrimit euroatlantik dhe prezantimin e Kosovës si një shtet demokratik, i besueshëm dhe aktiv në botë. Konferenca e IX do të shërbejë për harmonizimin e prioriteteve, vlerësimin e sfidave me të cilat përballen misionet tona dhe përcaktimin e drejtimit...
Burimi:
kultplus.com