Netflix sjell një gusht të pasur me filma dhe seriale të reja

Netflix sjell një gusht të pasur me filma dhe seriale të reja

Muaji gusht sjell në Netflix një listë të pasur me filma dhe seriale, duke ndërthurur produksione të reja me rikthimin e disa prej titujve më të njohur të kinemasë dhe televizionit. Në katalogun e platformës do të rikthehen filma të dashur nga publiku, mes tyre Clueless, Marie Antoinette dhe Party Girl, ndërsa shikuesit do të kenë mundësi të zbulojnë edhe produksione të reja në zhanre të ndryshme, nga drama e komedia te thrillerët dhe dokumentarët. Një prej titujve që pritet të tërheqë vëmendjen është My Brilliant Career, përshtatja e re e romanit klasik australian të Miles Franklin. Seriali, që debuton më 13 gusht, ndjek Sybylla Melvin, një vajzë të re që përpiqet të ndërtojë rrugën e saj dhe të mbrojë ambiciet artistike në një shoqëri që i vendos kufij të...