“Shame and Money” së shpejti në kinema, do të publikohen së shpejti datat dhe qytetet e shfaqjeve

“Shame and Money” së shpejti në kinema, do të publikohen së shpejti datat dhe qytetet e shfaqjeve

Filmi “Shame and Money” ka rikujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale se së shpejti do të nisë shfaqja në kinematë e Kosovës dhe në vende të ndryshme të Evropës. Përmes njoftimit, ekipi i filmit ka bërë të ditur se qytetet ku do të shfaqet filmi, datat e projeksioneve dhe informacionet për biletat do të publikohen në faqen e tyre në rrjetet sociale. Publiku është ftuar ta ndjekë këtë faqe për të qenë i informuar për çdo përditësim lidhur me shfaqjet e filmit. “Shame and Money” është film i regjisorit kosovar Visar Morina, ndërsa detajet për premierat dhe shfaqjet në kinema pritet të bëhen të ditura së shpejti./KultPlus.com