Vogue përzgjedh 31 filmat “feel-good” që ia vlen t’i rishikoni

Vogue përzgjedh 31 filmat “feel-good” që ia vlen t’i rishikoni

Në një kohë kur përditshmëria shpesh shoqërohet me stres dhe ngarkesë, filmat “feel-good” mbeten një mënyrë e thjeshtë për t’u shkëputur për pak nga realiteti dhe për të shijuar një histori që sjell humor, ngrohtësi dhe emocione pozitive. Revista e njohur Vogue ka përzgjedhur 31 filma që, sipas saj, janë idealë për t’u rishikuar sa herë që nevojitet pak rehati përmes kinemasë. Lista përfshin filma të zhanreve të ndryshme, nga komeditë romantike dhe aventurat, te animacionet dhe filmat sportivë, duke përfshirë tituj nga vitet ’40 e deri te prodhimet më të reja. Në listë hapet rrugëtimi me The Philadelphia Story (1940), komedia klasike me Katharine Hepburn, ndërsa një tjetër film i rëndësishëm i epokës është It’s a Wonderful Life (1946), me Jimmy Stewart dhe Donna Reed, i cilësuar si një nga...