Kurti pret në takim rreth 25 studentë nga mërgata
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një grup prej rreth 25 studentësh nga mërgata, të angazhuar në rrjete të ndryshme akademike dhe profesionale në Gjermani dhe Zvicër. Sipas Kurtit, në mesin e të pranishmëve ishin përfaqësues të AYO – Albanian Youth Organization e.V., DORA e.V. dhe VaS (Vereinigung albanischer Studierender NRW e.V.) nga Gjermania, si dhe të Shoqatës Studenti nga Zvicra. Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, rolin e të rinjve nga mërgata, si dhe mundësitë për një bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të rinjve që jetojnë jashtë vendit. “Idetë që janë zhvilluar nga përvojat e tyre në studime dhe në angazhimet shoqërore jashtë vendit janë...
Burimi:
kultplus.com