“Jeta jote kaq e pati!”/ Sherri në burgun e Fierit, zbardhet dëshmia e Denis Bajrit: Urdhrin për të më sulmuar…
I burgosuri Denis Bajri alias Brajovic, ka akuzuar kundërshtarin e të tij të përbetuar, të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit. Gazetarja Klodiana Lala, bën me dije se në dëshminë e tij, Bajri tregon se Aldo Gjini ka kërkuar ta takojë dhe është paraqitur në qelinë e tij së bashku me Jurgen Zotajn. Sipas Bajrit, gjatë takimit, Zotaj i ka dhënë një telefon, në linjë me Ibrahim Liçin. Ky i fundit, sipas dëshmisë së Bajrit, i ka drejtuar një kërcënim të drejtpërdrejtë. “Jeta jote kaq e pati”, mësohet të ketë qenë mesazhi që, sipas Bajrit, Liçi i ka thënë në telefon. Më tej, Bajri pretendon se në ato momente Jurgen Zotaj ka tentuar ta sulmojë me thikë...
Burimi:
sot.com.al