Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington

Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington

Nga Lorenc Vangjeli Në 1914-ën, Gavrilo Princip vrau në Sarajevë Arkidukën Ferdinand. Një akt që e paketoi gjithë njerëzimim në kasapanën e Luftës së Parë Botërore. Atentati ishte vetëm shkëndija që i vuri zjarrin Evropës të përfshirë atbotë nga vala e egër e nacionalizmit, të lidhur me një sistem të ndërlikuar aleancash politike dhe ushtarake dhe ku udhëheqësit e saj, mbretër, perandorë, carë e sulltanë ishin të lidhur nga gjaku e krushqitë e pafundme, me rivalitete të hapura e konkurencë për tregje e koloni, por dhe me një Ballkan në si fuçi baruti në oborrin e saj të pasëm. Ai ishte plumbi fatal e preteksti, por shkaqet ishin gjetkë. Plot 112 vjet më pas, vetëm pak qindra kilometra nga Sarajeva, Flamingot e Shqipërisë nuk shtinë...