Botërori për vajza, Shqipëria do të njohë rivalët në shortin e 18 qershorit
Futbolli i femrave ka pasur një progres të rëndësishëm në Shqipëri, gjë që shprehet me shtimin e skuadrave në nivel klubesh dhe në ekipet e moshave të përfaqësueses. Natyrisht, rezultatet e mira ndërkombëtare duan ende kohë të vijnë. Ndërkohë, Kombëtarja e vajzave ka arritur një tjetër sukses historik, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Një arritje që konfirmon progresin e vazhdueshëm të skuadrës kuqezi dhe punën e bërë ndër vite nga Federata, stafi teknik dhe futbollistet shqiptare. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të mësojë më 18 qershor, në ora 12:00, emrin e ekipit kundërshtar për raundin e parë të play-off-it, një fazë që mund ta afrojë edhe më shumë Shqipërinë me ëndrrën e madhe...
Burimi:
sot.com.al