Arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë
Katër shtetas janë arrestuar në kryeqytet gjatë fazës së katërt të operacionit të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar E. S. (45 vjeç), I. D. (54 vjeç) dhe F. Gj. (48 vjeç), të cilët u kapën në flagrancë në Rrugën e Kavajës. Ata dyshohet se siguronin sasi të konsiderueshme kokaine, që dyshohet se e shpërndanin kryesisht në zonat “Ish-parku” dhe “Brryli”. Gjithashtu, u ndalua E. D. (32 vjeç), i cili shiste doza kokaine në ambientet e subjektit ku punonte. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 400 gramë kokainë, një pjesë e ndarë në mbi 200 doza, 2 peshore elektronike, shuma parash dhe 4 celularë. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën...
Burimi:
javanews.al