Mbi 55% e të moshuarve në Shqipëri me pension të pjesshëm, përkeqësohet situata
Nga viti në vit gjendja financiare e pensionistëve po rëndohet, pasi pjesa e atyre që nuk arrijnë të plotësojnë kushtet për pension të plotë po zgjerohet me shpejtësi. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në vitin 2025 pensionet e pjesshme përbënin 55.2% të totalit të pensioneve të pleqërisë, duke u zgjeruar me 3 pikë për qind në një vit, nga 52.1% që ishte në 2024. Gjatë vitit 2025 numri i përfituesve të pensionit të plotë ka shënuar një rënie, duke zbritur nga 287,279 përfitues në vitin 2024 në 283,677 në vitin 2025 ose -1.3%. Ndërsa kategoria e pensioneve të pjesshme ka pësuar rritje të mëtejshme të fortë, duke u rritur nga 316,781 në 353,983 përfitues brenda të njëjtit hark kohor ose 11.7%. Përfitimi...
Burimi:
sot.com.al