Është e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gjë për të ndarë
Nga Skënder Minxhozi/ Si nga hiçi në rrugët e Tiranës është derdhur një masë e madhe njerëzish që protestojnë kundër sistemit politik në fuqi, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Madje i duan që të dy në burg, paçka se njëri prej tyre ka dhe gëzim të madh këto orë. I kanë hequr non gratën, siç deklaron vetë. Protesta e përditshme qytetare kundër projektit Sazan-Zvërnec ka krijuar një dinamikë të papritur politike në Tiranën e lodhur nga hija e rëndë e dy siglave PS e PD. Shumëkush ka përshëndetur energjinë që ka prodhuar kjo lëvizje qytetare deri tani, jo pak të tjerë qëndrojnë në pritje për të kuptuar sesi një masë e tillë të rinjsh, familjesh me fëmijë e të tjerë...
Burimi:
javanews.al