Në kërkim të një bashkëjetese të vështirë për Zvërnecin
Nga Skënder Minxhozi Imagjinoni për një çast sikur në projektin e Zvërnecit të mos kishte asnjë një sherr apo pretendim pronësie mbi tokën turistike. Imagjinoni që investitorët me katër miliard euro në duar të vinin e të blinin rregullisht një masë toke e cila ka të gjithë dokumentacionin e saktë, me letra reale gjykatash e kadastrash, e jo me falsifikime dhe grabitje siç po heton edhe drejtësia. Më tej imagjinoni që territori ku do të zbatohet projekti të mos ishte i rrethuar si një kamp përqëndrimi i kohës së komunizmit dhe sikur rojet e sigurisë të atij territori të mos silleshin me protestuesit sikur të ishin hajdutë të kapur në një shtëpi private duke vjedhur një televizor apo lavatriçe. Imagjinoni sikur të mos kishte...
Burimi:
javanews.al