Policia e Tiranës bën bilancin e majit: Sekuestrohen 2.7 kg drogë e 17 armë, 46 persona të kapur

Policia e Tiranës bën bilancin e majit: Sekuestrohen 2.7 kg drogë e 17 armë, 46 persona të kapur

Policia e Tiranës ka prezantuar bilancin e punës për muajin maj, duke theksuar se janë evidentuar 1436 raste penale, prej të cilave janë zbuluar 1331, me një shkallë zbulueshmërie prej 92.6%. Në total janë identifikuar 1376 autorë të dyshuar, ku 247 janë arrestuar, 1055 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 60 janë shpallur në kërkim. Gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 58 operacione policore në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, lojërave të fatit, call-centerave, prostitucionit dhe krimeve ndaj personit e pronës. Ndër më kryesorët përmenden: Operacioni “Zonat”, ku u sekuestruan mbi 2.7 kg kokainë e heroinë; Operacioni “Rrjeti”, me sekuestrimin e 17 armëve zjarri, municioneve dhe granatave; Operacioni “Wrong Transaction”, ku 11 punonjës banke akuzohen për përvetësim të mbi 300 mijë eurove dhe 92...