Rama kundër Blogerëve, beteja ku fitojnë vetëm Flamingot

Rama kundër Blogerëve, beteja ku fitojnë vetëm Flamingot

Nga Lorenc VangjeliNë shifra, Edi Rama nuk është “blogeri apo “influenceri” më i madh shqiptar. 557 mijë ndjekësit e tij në Instagram, 361 mijë në X (Twitter) dhe mbi 1.6 milion në Facebook janë shumë më pak se shifrat e Dua Lipës, fjala vjen, që po shkon drejt 100 milionshit në Instagram e mbi 10 milion në X. Ato janë më pak edhe në krahasim me Dhurata Dorën, Noizyn e Luana Vjollcën që kanë secili nga rreth 2 milionë ndjekës në instagramet e tyre. Por ndikimi i tij në jetën e shoqërisë shqiptare është shumë herë më i madh sesa tregon aritmetika e numrave përballë rivalëve të tij. Çdo deklarim e postim i kryeministrit shumëfishohet në çast nga media tradicionale dhe portalet e panumërta në...