Egnatia ka shansin e artë në duar për ndeshjet e Europës, dy rivalë të kalueshëm në turet e Champions League

Egnatia ka shansin e artë në duar për ndeshjet e Europës, dy rivalë të kalueshëm në turet e Champions League

Egnatia ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, nëse arrin të kalojë me sukses Petrocubi-n në raundin e parë. Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës përcaktoi që kampionët e Shqipërisë të përballen me skuadrën sllovene, NK Celje, në rast kualifikimi. Sipas kalendarit të UEFA-s, në rast suksesi të Egnatias, ndeshja e parë e këtij turi do të luhet në “Egnatia Arena” më 21 ose 22 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në Slloveni më 28 ose 29 korrik.