Egnatia do të përballet me Petrocub të Moldavisë, Vllaznia derbi me Malishevën, goglat të pashpirta me Dinamon

Egnatia do të përballet me Petrocub të Moldavisë, Vllaznia derbi me Malishevën, goglat të pashpirta me Dinamon

Adriatik BALLA Ajo që ishte paralajmëruar edhe ndodhi. Në Nion të Zvicrës dje u hodh shorti për raundin e parë paraeliminator të UEFA Champions League por edhe të Ligës së Konferencës, ku ekipet shqiptare mësuan emrat e rivalëve. Duhet thënë paraprakisht se në këtë nivel të garës nuk ka kundërshtarë të frikshëm, por niveli i futbollit tonë është i dobët dhe cilësia e skuadrave tona në Europë lë për të dëshiruar. Natyrisht, për të bërë një paraqitje sa më të mirë duhet që skuadrat të përgatiten mirë dhe të bëjnë blerje cilësore në treg. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se skuadrat tona shkojnë deri në raundin e dytë dhe të tretë por jo më tej. duke mos iu afruar fazës së grupeve. Skënderbeu...