Kombëtarja shqiptare e personave me aftësi të kufizuara intelektuale mbyll aventurën historike në “Genuine Cup 2026”

Kombëtarja shqiptare e personave me aftësi të kufizuara intelektuale mbyll aventurën historike në “Genuine Cup 2026”

Ekipi Kombëtar i Shqipërisë për personat me aftësi të kufizuara intelektuale përfaqësoi për herë të parë vendin tonë në turneun ndërkombëtar “Genuine Cup 2026”, që po zhvillohet në Houston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo pjesëmarrje historike përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për futbollin shqiptar, por edhe për promovimin e vlerave të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe përgjegjësisë sociale përmes sportit. Në ndeshjet e fazës së grupeve, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar nëntë takime, duke regjistruar 3 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje. Përtej rezultateve sportive, skuadra ka dhuruar paraqitje dinjitoze, duke treguar përkushtim, shpirt gare, respekt për kundërshtarin dhe pasion për futbollin – vlera që e bëjnë këtë eksperiencë një sukses të vërtetë. Pjesëmarrja në “Genuine Cup 2026” u jep këtyre sportistëve mundësinë të garojnë në një skenë ndërkombëtare,...