Raporti i UEFA/ Në Shqipëri katërfishohet numri i vajzave futbolliste

Raporti i UEFA/ Në Shqipëri katërfishohet numri i vajzave futbolliste

Ka një sektor ku është bërë një progres në futboll, në atë të vajzave, ku janë shtuar lojtaret dhe ka pasur rezultate në progres. Sipas raportit “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA dhe Nielsen, interesi për futbollin e vajzave është katërfishuar krahasuar me vitin 2016, duke dëshmuar progresin e vazhdueshëm të këtij sporti në vend. Studimi tregon se interesi për futbollin e vajzave është rritur nga 3% në vitin 2016 në 12% aktualisht. Ndryshe nga trendi europian, ku interesi vjen kryesisht nga meshkujt, në Shqipëri janë vetë vajzat dhe gratë që e ndjekin më shumë futbollin e vajzave, me 17% interes krahasuar me 8% te meshkujt. Raporti evidenton gjithashtu se 46% e shqiptarëve shprehin interes për futbollin e vajzave, ndërsa një në pesë...