Po shkruhet historia e futbollit para syve tanë! Lionel Messi është i çmendur, 39 vjeç dhe shënoi 3 gola kundër Algjerisë në Botëror

Po shkruhet historia e futbollit para syve tanë! Lionel Messi është i çmendur, 39 vjeç dhe shënoi 3 gola kundër Algjerisë në Botëror

Bota e futbollit është ndalur sot për t’u përulur para një njeriu që nuk njeh kohë: Lionel Messi. Në një përballje të parë të Botërorit, Argjentina ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Algjerisë, por vëmendja totale është përqendruar te “Pleshti”, i cili në moshën 39-vjeçare ka dhuruar një spektakël të paimagjinueshëm. Messi nuk është mjaftuar me thjesht një gol; ai ka marrë për dore kombëtaren e tij duke shënuar të tre golat e takimit. Goli i parë ishte një perlë nga distanca, i dyti një finalizim prej “vrasësi” në zonë, ndërsa goli i tretë vulosi hat-trick-un që do të mbahet mend gjatë. Përballë një mbrojtjeje algjeriane që nuk gjeti kurrë formulën për ta ndalur, Messi tregoi se klasi është i përjetshme. Ky nuk...