Bajrat e kërcënuan? PS reagon pas deklaratës së Koçekut: Zgjedh instagramin… ti drejtohet Policisë
Marjana Koçeku dhe Igli Hasani TIRANË-Deklarata e deputetes Marjana Koçku, e cila pak ditë më parë u largua nga grupi i Partisë Socialiste, lidhur me një kërcënim nga fisi i Bajrave në Shkodër, ka sjellë reagimet e para të figurave politike. Deputetja demokartike, Albana Vokshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, solli në vëmendje rastin, ku pyeti se çfarë garancie kanë qytetarët e thjeshtë kur krimi i organizuar kërcënon një deputete. “Nëse krimi i organizuar është në gjendje të ushtrojë kërcënime ndaj një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë. Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm, dhe ky nuk është problem vetëm i rendit publik, por është një çështje që prek drejtpërsëdrejti integrimin e BE”, tha Vokshi. Në përgjigje kryetari i Komisionit, Igli Hasani tha se kushdo...
Burimi:
zeri.ai