Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo mësojnë kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë të “Conference League”
17 Qershor 2026 14:44 Alfred Lleshi Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë kualifikues të “Conference League”, nëse arrijnë të sigurojnë kualifikimin nga ndeshjet e raundit të parë.Vllaznia, në rast se eliminon Malishevën, do të përballet me skuadrën skoceze Hibernian FC në raundin e dytë të kompeticionit. AF Elbasani, nëse kalon BATE Borisov, do të luajë ndaj ekipit zviceran FC Sion. Ndërkohë, Dinamo City, në rast se eliminon Astanën, do të përballet me fituesin e çiftit FC Sheriff – NK Aluminij. Sakaq, Egnatia, nëse nuk arrin të kalojë Petrocubin në raundin e parë kualifikues të “Champions League”, do ta vazhdojë rrugëtimin europian në raundin e dytë të “Conference League”. Në këtë skenar, kampionët e Shqipërisë do të përballeshin me humbësin e...
Burimi:
telesport.al