UEFA shpërthen ndaj FIFA-s dhe Infantinos: T’i identifikojmë përgjegjësit dhe t’u kërkojmë llogari

UEFA shpërthen ndaj FIFA-s dhe Infantinos: T’i identifikojmë përgjegjësit dhe t’u kërkojmë llogari

UEFA ka reaguar ashpër pasi FIFA tërhoqi projektin për “shitjen” te privatët të kompeticioneve të saj, përfshirë Kupën e Botës. Organizata europiane e drejtuar nga Alexander Čeferin e mirëpriti vendimin e tërheqjes, duke theksuar se plani ishte kundërshtuar unanimisht nga federatat europiane dhe shumë federata të tjera në botë. Në komunikatën e saj, UEFA falënderoi tifozët, klubet, lojtarët, federatat dhe drejtuesit politikë që kundërshtuan nismën, duke deklaruar: “Futbolli nuk është në shitje.” Por sulmi ndaj FIFA-s nuk u ndal këtu. UEFA akuzoi drejtimin e organizatës botërore për mungesë transparence dhe kërkoi që personat përgjegjës të japin llogari: “Nuk mund të vazhdojmë me plane sekrete, të përgatitura me nxitim nga persona anonimë dhe me përfitime të dyshimta për sportin. Duhet të identifikojmë përgjegjësit dhe t’u kërkojmë...