Futbollisti grabitet dhunshëm në mes të Brukselit, 5 persona me kapuç e nxjerrin me forcë nga makina (video)
Mohammed Fuseini përjetoi një moment tmerri në qendër të Brukselit. Sulmuesi 24-vjeçar i Royale Union Saint-Gilloise dhe kombëtares së Ganës u sulmua nga pesë persona me kapuç, të cilët e grabitën duke i marrë një orë Rolex, telefona dhe portofolin. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 06:30 të mëngjesit në “Avenue Louise”, rreth 300 metra nga klubi i natës “Bloody Louis”, ku Fuseini kishte qenë më parë. Pesë grabitësit e rrethuan makinën e tij; tre prej tyre e nxorën me forcë jashtë dhe e neutralizuan me një kapje në qafë, ndërsa dy të tjerët kontrolluan automjetin. Grabitja u regjistrua nga një shok skuadre i Fuseini, pamjet e të cilit ndihmuan policinë të identifikonte autorët. Një 23-vjeçar u arrestua me një pjesë të sendeve të vjedhura...
Burimi:
telesport.al