“Gjelat” zgjohen në pjesën e dytë, Mbape thyen rekordin e golave të Francës

“Gjelat” zgjohen në pjesën e dytë, Mbape thyen rekordin e golave të Francës

Franca e ka nisur me fitore Kupën e Botës 2016. Trikolorët kanë mposhtur sot Senegalin me shifrat 3-1. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, me “gjelat” që hasën jo pak vështirësi në fushën e lojës. Por pjesa e dytë na tregoi një tjetër Francë. Kilian Mbape zhbllokoi shifrat në minutën e 66, ndërsa në të 82-tën Barkola dyfishoi shifrat. Mbaje ngushtoi diferencën në minutën e 95-të, por vetëm 2 minuta më vonë Mbape tundi sërish rrjetën dhe vulosi shifrat në 3-1. Me dy golat e shënuar sot, Kilian Mbape ka thyer rekordin e Zhirusë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës./Sport Ekspres/