Olsi Rama transferoi Berat Gjimshitin nga Atalanta te Al Diriyah, reagon pas kalimit të kapitenit të Shqipërisë

Olsi Rama transferoi Berat Gjimshitin nga Atalanta te Al Diriyah, reagon pas kalimit të kapitenit të Shqipërisë

Olsi Rama po shfaqet gjithnjë e më aktiv në tregun ndërkombëtar të transferimeve, duke zgjeruar aktivitetin e tij përtej rolit si drejtor i përgjithshëm i Partizanit. Rama ka bërë të ditur së fundmi se ka qenë pjesë e grupit që ka punuar për një prej transferimeve më të rëndësishme të futbollit shqiptar këtë merkato. Bëhet fjalë për kalimin e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, nga Atalanta te Al-Diriyah, klub që garon në Saudi Pro League. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Olsi Rama shprehu kënaqësinë për kontributin e tij në realizimin e marrëveshjes, duke falënderuar edhe menaxherët e tjerë që morën pjesë në këtë operacion. “Jam i lumtur që kontribuova në kalimin e kapitenit të Kombëtares sonë nga Atalanta te Diriyah Club në Saudi...