“10 vite më parë erdha me një ëndërr…”, Gjimshiti me fjalë zemre për Atalantën: Mund të largohesh nga një skuadër, por shtëpinë e mban gjithnjë me vete

“10 vite më parë erdha me një ëndërr…”, Gjimshiti me fjalë zemre për Atalantën: Mund të largohesh nga një skuadër, por shtëpinë e mban gjithnjë me vete

Berat Gjimshiti i ka dhënë sot zyrtarisht lamtumirën Atalantës. Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Bergamoja pas 10 viteve të kaluara në atë qytet. Një ndarje aspak e lehtë për 33-vjeçarin, çka e dëshmojnë fjalët e tij në një mesazh të ndjerë të shpërndarë në llogarinë zyrtare në “Instagram”. Gjimshiti ka shkruajtur se mberriti në Bergamo me një ëndërr dhe tani u largua i përmbushur jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë njerëzor. Ai e konsideron Bergamon dhe Atalantën si shtëpinë e tij dhe si të tillë do ta mbajë me vete gjatë gjithë jetës. “Mbërrita në Bergamo dhjetë vite më parë si një futbollist i ri, me një ëndërr dhe një dëshirë të zjarrtë për të treguar vlerat e mia. Sot po largohem...