Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

Rreth 300 persona u evakuuan si masë paraprake nga një lagje në periferi multietnike të Sarselit Parisi, ku jeton një komunitet i madh hebre, për shkak të një makine “të dyshimtë” pranë Sinagogë të qytetit. Mediat shkruajnë se ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez, deklaroi ditën e sotme se incidenti ndodhi mbrëmë. Sipas ministrit është duke u zhvilluar hetim, ndërsa në automjet është gjetur një armë ushtarake. Motivi nuk është përcaktuar, as identiteti i të dyshuarit. Autoritetet vendase po hetojnë më shumë rreth këtij rasti teë dyshimtë.