REL: Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

REL: Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Mashtruesit po përdorin platformat online të shitblerjeve duke i drejtuar shitësit në faqe të rreme me qëllim vjedhjen e të dhënave bankare. (Fotografi ilustruese nga arkivi) Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje dhe tha se pagesën mund ta kryente online, përmes platformës ku e kishte parë shpalljen. Në linkun përmes të cilit, sipas saj, ishte kryer pagesa dhe nevojitej vetëm konfirmimi, shitësit i kërkohej të verifikonte kartelën bankare dhe të vendoste shumën e saktë që kishte në llogari. Kur ato informacione nuk iu ofruan, “blerësja” u zhduk. Profili në Viber, nga i cili u kontaktua qytetari, mbante një emër...