Çfarë solli reforma administrativo-territoriale? Problemet financiare që prodhoi ndryshimi i hartës në vitin 2014

Çfarë solli reforma administrativo-territoriale? Problemet financiare që prodhoi ndryshimi i hartës në vitin 2014

Pavarësisht progresit dhe suksesit të reformës administrativo- territoriale të vitit 2014, janë identifikuar disa probleme të rëndësishme, të cilat sugjerohen të analizohen dhe merren në konsideratë në hartimin e reformës së re. Raporti i financave vendore për vitin 2025, rendit si ndër problemet kryesore varësinë e disa njësive vendore nga qeveria qendrore, ku argumentohet se disa bashki të vogla dhe të mesme për shkak të kapacitetit të ulët fiskal kanë ende varësi të konsiderueshme nga transfertat e qeverisë qendrore (mbi 50% i buxhetit financohet nga transfertat qeveritare). Po ashtu, vlerësohet se reforma prodhoi pabarazi financiare midis bashkive të mëdha dhe atyre të vogla/të mesme. Një pjesë e madhe e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore përqendrohet në bashkitë e mëdha, veçanërisht në Tiranë. Gjithashtu,...