Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria i kthen sytë nga Azia!

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria i kthen sytë nga Azia!

Mungesa e fuqisë punëtore në turizëm, ndërtim dhe sektorë të tjerë po detyron vendet e Ballkanit të rekrutojnë punonjës nga Nepali, Filipinet, Vietnami dhe Indonezia, ndërsa Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të reja me Vietnamin dhe Indonezinë. Për tre dekada, vendet e Ballkanit kanë qenë kryesisht eksportuese të fuqisë punëtore drejt ekonomive më të zhvilluara. Tashmë, për shkak të emigracionit, rënies së popullsisë dhe kërkesës në rritje për punonjës, vendet e rajonit po i drejtohen gjithnjë e më shumë Azisë për të plotësuar nevojat e tregut të punës. Sipas një analize të “bne IntelliNews”, Shqipëria dhe Kroacia janë ndër vendet që po e ndjekin këtë tendencë. Shqipëria ka nënshkruar brenda pak ditësh marrëveshje me Vietnamin dhe Indonezinë për rekrutimin e punonjësve të huaj, ndërsa vijojnë negociatat...