Pas kërkesës së Policisë së Shtetit, Google ka rikthyer në gjendjen fillestare profilet e bizneseve shqiptare

Pas kërkesës së Policisë së Shtetit, Google ka rikthyer në gjendjen fillestare profilet e bizneseve shqiptare

Google ka rikthyer në gjendjen fillestare profilet e bizneseve shqiptare që u prekën nga një valë vlerësimesh negative në platformën e tij. Kompania ka hequr review-t me një yll, të cilat u lanë gjatë një fushate të koordinuar në internet, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së paraqitur nga Policia e Shtetit. Si rezultat, profilet e bizneseve janë rikthyer në gjendjen që kishin përpara nisjes së kësaj fushate. Vlerësimi mesatar dhe numri i review-ve të shfaqura në Google janë të njëjta me ato që ekzistonin më herët. Fushata mori përmasa të mëdha në rrjetet sociale, ku brenda një kohe të shkurtër shumë përdorues lanë vlerësime me një yll për një sërë biznesesh. Në komentet e tyre, një pjesë e përdoruesve pretendonin se këto biznese kishin përfituar...