Takimi me Zelenskyn/ Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës

Takimi me Zelenskyn/ Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës

Kryeministrja e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko, ka konfirmuar dorëheqjen e saj nga posti i kreut të qeverisë pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Svyrydenko bëri të ditur se gjatë bisedës me Zelenskyn u diskutuan sfidat me të cilat përballet Ukraina, ndryshimet e nevojshme për forcimin e qeverisjes dhe hapat e ardhshëm në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. “Jam mirënjohëse ndaj presidentit për besimin e tij dhe për vlerësimin e lartë të punës së ekipit tonë. Jam krenare që kam pasur nderin të drejtoj qeverinë gjatë një prej periudhave më të vështira në historinë moderne të Ukrainës”, deklaroi ajo. Ajo falënderoi gjithashtu ekipin qeveritar për punën e bërë gjatë periudhës së saj në drejtim të kabinetit dhe theksoi se mbetet e gatshme të vazhdojë t’i shërbejë...