“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Gjergj Erebara, i cili në mënyrë kamikaze, po bën thirrje për vendosjen e komenteve negative ndaj bizneseve të tij dhe shumë të tjerëve. Luca, i cili është prekur nga kjo nismë, e cilëson atë një përpjekje për të dëmtuar biznesin dhe, përmes një videomesazhi, thekson se pavarësisht këtyre veprimeve, restorantet e tij vijojnë të jenë të frekuentuara dhe të mbushura me turistë. Ai shprehet se përpjekjet për të dëmtuar imazhin e bizneseve të tij nuk do të kenë sukses, duke theksuar se “suksesin e Rozafës nuk e ndalni dot”. “Në këtë video janë dy Gjergjër. Ai lart nxin punën tonë, ky poshtë zbardh punën dhe ekonominë. Ai lart është një pseudo gazetar që po diskretitohet...
Burimi:
javanews.al