Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pas fitores 2-1 kundër Norvegjisë dhe do të përballet me Argjentinën më 15 korrik. Protagonistët kryesorë të këtij suksesi për skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel janë Jude Bellingham dhe Harry Kane, të cilët kanë shënuar së bashku 12 nga 13 golat e ekipit në këtë turne. Aktualisht, të dy lojtarët ndajnë vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë të kompeticionit me nga gjashtë gola secili. I vetmi gol që nuk mban firmën e tyre u realizua nga Marcus Rashford në ndeshjen hapëse ndaj Kroacisë, që përfundoi me shifrat 4-2. Pas atij takimi, dyshja ka realizuar rreth 92% të golave të kombëtares angleze. Pas vërshëllimës finale të çerekfinales, dy...