Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027
Rreth 50 milionë njerëz mund të përballen me uri akute deri në fund të vitit 2027 për shkak të fenomenit klimatik El Niño, i cili po zhvillohet me shpejtësi. Ky është paralajmërimi i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), bazuar në parashikimet më të fundit. Kjo shifër u shtohet 225 milionë njerëzve në 45 vende që tashmë jetojnë në kushte të pasigurisë së rëndë ushqimore, si pasojë e viteve të tëra të thatësirës në disa pjesë të Afrikës dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve, të ndikuara edhe nga lufta në Lindjen e Mesme. Sipas WFP-së, edhe nëse El Niño rezulton më pak i fortë sesa parashikojnë disa modele klimatike, ai pritet të përkeqësojë ndjeshëm situatën, duke shtuar me më shumë se 20% numrin e...
Burimi:
javanews.al