60 mijë në një ditë, kufiri spanjoll shembet nga fluksi i emigrantëve
Një krizë e rëndë migratore ka përfshirë enklavën spanjolle të Ceutës, pas një fluksi masiv emigrantësh nga Maroku që ka vendosur nën presion të madh autoritetet kufitare dhe ka shkaktuar reagime të forta politike në Spanjë dhe Bashkimin Evropian. Sipas autoriteteve lokale, rreth 60 mijë persona kanë kaluar kufirin brenda një periudhe 24-orëshe, ndërsa të paktën 34 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të hyrë në territorin spanjoll, shumica prej tyre si pasojë e mbytjeve. Situata ka tejkaluar kapacitetet e forcave kufitare, pasi emigrantët kanë tentuar të hyjnë si përmes tokës, ashtu edhe përmes detit. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez udhëtoi drejt Ceutës dhe e cilësoi situatën si një cenim të integritetit territorial të Spanjës. Ai deklaroi se qeveria do të përdorë të gjitha mjetet...
Burimi:
ntv.al