Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me raketë
Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur ambasadorin rus pasi një raketë goditi territorin polak një ditë më parë, transmeton Anadolu. “Sot, Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë thirri ambasadorin rus në lidhje me raketën që goditi dje territorin polak”, shkroi Tusk në platformën sociale amerikane X. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, pretendoi se dy avionë luftarakë polakë F-16 interceptuan një avion zbulues rus Il-20 mbi Detin Baltik, në veri të qytetit bregdetar Kolobrzeg. Ai tha se avioni rus mbeti në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në territorin polak. “Një tjetër interceptim i suksesshëm i një avioni rus mbi Detin Baltik”, shkroi Kosiniak-Kamysz në X. “Edhe një herë, avioni po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare...
Burimi:
vizionplus.tv