Kryeministri Sanchez vizitë në Ceuta, qytetarët e presin me protesta: Na ke tradhëtuar
Bota E Premte, 31 Korrik 2026 17:23 Vizita e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez në Ceuta u shoqërua me protesta dhe tensione, pasi një grup banorësh kundërshtuan mënyrën se si qeveria po trajton situatën e emigracionit në qytet. Dhjetëra qytetarë u mblodhën pranë ndërtesës së bashkisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë. Sipas mediave lokale, protestuesit akuzuan autoritetet për mungesë reagimi dhe për atë që e konsiderojnë si braktisje të qytetit përballë shtimit të fluksit të emigrantëve. Banorët thanë se protesta synonte të tërhiqte vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre dhe të kërkonte masa më të forta për menaxhimin e krizës migratore në Ceuta.
Burimi:
kohajone.com