Rrëzohet dënimi me 15 vite burg për ish-Presidentin e Perusë
Gjykata kushtetuese e Perusë ka rrëzuar dënimin me 15 vjet burgim që i ishte dhënë ish-Presidentit të vendit, pasi ai u shpall fajtor për korrupsion. Ollanta Humala, i cili udhëhoqi vendin nga viti 2011 deri në vitin 2016, u dënua në vitin 2025 për pranimin e fondeve të paligjshme nga Presidenti venezuelian dhe kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në vitet 2006 dhe 2011. Ish-Presidenti kishte thënë se do të apelonte kundër vendimit dhe tani gjykata kushtetuese e Perusë e ka shpallur të pavlefshme të gjithë procedurën penale kundër tij. Sipas mediave lokale, Humala pritet të lirohet nga burgu Barbadillo në kryeqytetin Lima. Pas vendimit, avokati i Humalës, Julio Espinoza Goyena, shkroi në mediat sociale se gjykata kishte vendosur...
Burimi:
syri.net