PS shkrin bashkinë e Selenicës, banorët dalin kundër: Do të shtojë braktisjen e zonës

PS shkrin bashkinë e Selenicës, banorët dalin kundër: Do të shtojë braktisjen e zonës

Sipas ndarjes së re territoriale, Bashkia e Selenicës nuk do të ekzistojë më, pasi do të bashkohet me Vlorën. Banorët e Selenicës e kundërshtojnë këtë vendim, duke thënë se shkrirja me Vlorën do të sjellë vetëm vështirësi. Sipas tyre, edhe për dokumentin më të thjeshtë do të duhet të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, ku jo çdokush i ka mundësitë apo posedon një automjet. Sipas banorëve, nuk mund të fshish nga harta një bashki e cila në territorin e saj ka 47 fshatra dhe mijëra banorë që jetojnë në to. Banorët e përshkruajnë Selenicën si një qytet historik, teksa thonë se largimi i bashkisë do të stimulojë më tepër braktisjen e zonës. Selenica është një zonë e njohur për pasuritë e saj nëntokësore, por të ardhurat...