11 emigrantë rrezikuan mbytjen në Sazan, arrestohet afgani që organizoi kalimin drejt Italisë
Policia Kufitare e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë ishullit të Sazanit, ku 11 emigrantë nga vendet e treta rrezikuan të mbyteshin gjatë tentativës për të kaluar drejt Italisë me një gomone. Pas hetimeve të shpejta, autoritetet kanë arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar nga Afganistani, i dyshuar si organizatori i kalimit të paligjshëm të kufirit dhe transportit të emigrantëve. Sipas policisë, ai kishte organizuar nga Greqia futjen e 10 shtetasve të huaj në Shqipëri, ndërsa më pas do t’i transportonte drejt Italisë me gomonen që e kishte marrë në zonën e Semanit, në Fier. Hetimet vijojnë për identifikimin e një shtetasi shqiptar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë skemë dhe ka vënë në dispozicion mjetin lundrues. Njoftimi i...
Burimi:
syri.net