Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë një thirrje të fortë dhe publike të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë që t’i bashkohen dhe të mbështesin fuqimisht revoltën qytetare që ka përfshirë bulevardin e Tiranës prej javësh. Përmes një deklarate, lideri i opozitës e ka cilësuar qëndresën e qytetarëve dhe të rinjve si një “heroizëm epik”, i cili po vazhdon pavarësisht asaj që ai e quajti terror qeveritar të Edi Ramës dhe strukturave të tij ndaj pjesëmarrësve dhe organizatorëve. Berisha theksoi se kjo lëvizje paqësore ka arritur të sigurojë tashmë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare dhe përbën një moment historik për vendin, duke e krahasuar me lëvizjet e para tre dekadave. “Gjatë kësaj jave vazhdoi me heroizëm epik protesta popullore e qytetarëve të Tiranës,...