10 mistere historike që ende nuk janë shpjeguar
Misteret janë gjithmonë tërheqëse, ato ndërthurin intrigën, pezullin dhe paqartësinë në një mënyrë që zgjon kureshtjen tonë. Historia është plot me ngjarje të pazgjidhura që kanë sfiduar ekspertët për shekuj me radhë. Ja dhjetë nga më magjepsëset. 1. A ekzistonin vërtet Kopshtet e Varura të Babilonisë? Nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë të përshkruara nga grekët, vetëm Piramida e Madhe e Gizës ka mbijetuar, ndërsa arkeologët kanë vërtetuar se pesë të tjerat kanë ekzistuar dikur. Përjashtim bëjnë Kopshtet e Varura. Legjenda thotë se ato u ndërtuan nga mbreti neo-babilonas Nebukadnetsari si dhuratë për gruan e tij, Amitisin. Megjithatë, as kopshtet dhe as mbretëresha nuk përmenden në dokumentet babilonase, ndërsa historiani Herodoti nuk i përmend fare. Disa studiues mendojnë se autorët e lashtë ngatërruan babilonasit...
Burimi:
syri.net